Dark Mode Light Mode

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi alarmoi një muaj më parë: Populli do ta presë vitin e ri në terr

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka alarmuar një muaj më parë qytetarët e Kosovës rreth energjisë, duke kritikuar Qeverinë Kurti që s’po merr hapa që të ketë rrymë mjaftueshëm.

Sipas tij, rrezikohet që vendi të kthehet në kohën e vitit 2008, kur reduktimet ishin 4:1.

‘’Unë kam folë për energjinë dhe krizën që ka me na përfshi për vitin e ri. Sot e kësaj dite, nuk e di a e kanë lëshu një deklaratë për këtë çështje dhe për një dimër të ftohtë. Sot nuk është asnjë shqetësim për Qeverinë kjo punë. Çështja e energjisë për ata që kanë lexu tituj ndërkombëtar, në gusht e kanë ditë për probleme që po na presin dhe u dashtë të marrin masa’’, kishte thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi në Rubikon para rreth 1 muaji.

Advertisement

‘’Ajo që pritet janë restriksionet e rënda dhe do të rikthehemi tek racionimi i energjisë që se kemi pasë që prej vitit 2008. Sdi qysh mujnë me nejt ministrat kaq shlirë e mos me bë asgjë.’’, tha ai.

‘’Shihet që s’ka koordinim as me prodhues e as me furnizues’’, kishte thënë ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 14 =

Previous Post

Ademi personalisht viziton punët në terrenin e "Fadil Vokrrit", po kujdesemi me mbajtë në nivel barin, FFK ka ekspertë të fushës

Next Post

Reflekton Qeveria Kurti: Vepron sipas rekomandimeve të PDK - shpall gjendje emergjente energjetike

Advertisement