Gazeta Express ka siguruar një sondazh te UBO consulting” i cili është financuar nga një parti politike për garën ne Prishtine. Sipas këtij sondazhi, Arben Vitia prin ne kryeqytet me 49,6%, përderisa Uran Ismaili është i dyti me 21,6%. Ndërkaq, kur te mblidhen votat e te anketuarve qe nuk e kane treguar preferencën e tyre për kandidatet, atëherë Vitia merr 51,9%. Gjithnjë sipas sondazhit – nëse do të këtë balotazh – Ismaili është kandidati dukshëm me i preferuari si ‘zgjedhje e dyte’; me 21,7%.
Gara për Prishtinën është kthyer në më dramatiken, sepse rezultati nuk duhet lehtë i parashikueshëm. Janë tre kandidatë, renditja e të cilëve bëhet ndryshe-ndryshe, në shumë prej sondazheve e parashikimeve.




