Dark Mode Light Mode

VV po e do me çdo kusht Mitrovicën: Premtimi i Bahtirit, që Kurti fillon t’ia zbatojë që tash

Në garën për kryetar të Mitrovicës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari aktual, Agim Bahtiri ka prezantuar mbrëmë programin e tij zgjedhor.

Nëse futeni në web-site e fushatës së tij www.agimbahtiri.com , shihni se në program ka një pikë ku thotë se do të ndërtojë impiant për ujërat e zeza në Mitrovicë.

Advertisement

E në paraqitjen e mbrëmshme, ministri i Financave, Hekuran Murati tregoi se javën e ardhshme do ta votojnë në qeveri këtë projekt.

“Hiq më larg se javën që vjen, ju ftoj ta përcillni mbledhjen e qeverisë. Do ta kalojmë një projekt për Mitrovicën. Projekt që tjerët po e premtojnë, na do t’ia nisim. Bahet fjalë për impiantin, 42 milionë euro. Mbledhjen e radhës kam me prezantu në qeveri, për me i fillu negociatat me BERZH-in dhe EIB-n. Qekjo domethënë kur komuna ka mbështetjen edhe të Qeverisë”, ka thënë Murati.

Mbështetje të fortë, Bahtirit i kanë dhënë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe shumë të tjerë, të prirë nga Albin Kurti, kryeministër i vendit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × five =

Previous Post

Glauk Konjufca: Vetëm kombinimi Bahtiri-Kurti garanton perspektivë për Mitrovicën

Next Post

Tahiri: Me legalizimin e targave ilegale serbe, Qeveria Kurti bëri hapin e parë në implementimin e Zajednicës

Advertisement