Dark Mode Light Mode

Përurohet edhe ndriçimi në pjesën tjetër të sheshit në Podujevë

Është bërë përurimi i ndriçimit në pjesën e dytë të Bulevardit të Dëshmorëve në Podujevë.

Kështu ka bërë të  ditur në një postim në Facebook kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Mbrëmë bashkë me bashkëpunëtorë dhe kompaninë punëkryerse kemi përuruar ndriçimin në pjesën e dytë të sheshit. Përveç shtimit të sigurisë, kjo i siguron pamje shumë më të bukur bulevardit të qytetit. Sheshi është në fazën përfundimtare të punimeve e shumë shpejt qytetarët do ta kenë në dispozicion të plotë për ta shfrytëzuar”, ka shkruar ai.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + 1 =

Previous Post

Shtrëngohen masat Anti Covid në Zvicër, këto detaje duhet t’i dijnë kosovarët që udhëtojnë atje

Next Post

Anton Quni: Do ta fitoj Prizrenin

Advertisement