Dark Mode Light Mode

I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares që u vra në Ferizaj

Iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares M.O., në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.

Protesta u përcoll me numër të madh të pjesëmarrësve dhe me pankarta të ndryshme, ndërsa disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po përkujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor.

Advertisement

Në varrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Express ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =

Previous Post

Mësohet vendi ku po fshihej Dardan Krivaqa, prokuroria publikon detaje të re

Next Post

BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave, Kosova ka një specifikë

Advertisement