Dark Mode Light Mode

Pasi dështoi të bëhet deputete dhe anëtare e Kryesisë, Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga PDK

Ish-zëdhënësja e Komunës së Vushtrrisë që më vonë u bë asambliste e deputete nga dega e PDK-së në Vushtrri, pas dështimit në dy palë zgjedhjet e fundit për tu bërë deputete dhe pasi nuk arriti të bëhet anëtare e Kryesisë, sot ka dhënë dorëheqje nga PDK.

Ajo ka shkruar në statusin e dorëheqjes që e ka publikuar në Facebookun e saj se po largohet pasi iu ngushtua hapësira e veprimit. Por edhe pse nuk ka reagim zyrtar nga PDK, burime brenda degës së PDK-së në Vushtrri, bëjnë të ditur se arsyeja reale e dorëheqjes së Izmakut lidhet me dështimet perosnale të saj për të arritur synimet personale politike, pasi ajo dështoi të fitoj besimin e qytetarëve të Vushtrrisë në dy palë zgjedhjet e fundit si dhe dështoi të bëhet anëtare e kryesisë qendrore.

I njëjti burim ka treguar se ish-deputetja Izmaku që prej 2017 ka bërë përpjekje për të lëvizur në subjekte tjera ku kishte negociuar me AKR dhe me VV. “Kulmi i zhgënjimit të saj ka ndodhur në këto zgjedhje lokale e partiake ku ajo dështoi në përpjekjet e saj për të mbështetur disa njerëz që nuk kishin asnjë mbështetje të strukturave të degës së PDK në Vushtrri.

Advertisement

Pas dështimit në Vushtrri ajo nuk arriti të bëhet as anëtare e kryesisë qendrore dhe tani po e sheh që i ka humbur gjithë ndikimi e këto dështime po i paraqet si mungesë hapësire. Po e njëjta parti qe 20 vjet i ka dhënë hapësirë e pushtet por tani nuk ka mbështetje qytetare”, tha ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 2 =

Previous Post

Behari zemër luani nga Shqipëria, biznesmen dhe patriot i madh

Next Post

Bosnja po provon qe 28 muaj, FFK-ja në kohë rekord, për vetëm 6 muaj kryen punë me VAR-in

Advertisement