Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar punën me sistemin e VAR apo thënë saktësishtë, Video Asisstence Referee, gjatë ndeshjes së SuperKupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit, kështu e kanë dhënë lajmin mediat në Bosnje dhe Hercegovinë, në lidhje me fillimin e punës e sistemin VAR nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke e konsideruar një sukses të jashtëzakonshëm nga ana e FFK-së, e duke e kritikuar ata federatën e tyre, ku sipas tyre, FFBH ka filluar përgatitjet për sistemin VAR tash e dy vite dhe ende nuk janë gati.
Gazeta në fjalë, Faktor.ba ka cituar presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi i cili ka thënë se kjo është një arritje e madhë për neve pasi që një sukses të tillë e kemi arritur ta implementojmë dhe ta bëjmë tërësisht funksional për vetëm gjashtë muaj.


Ndërkohë që e kanë lavdruar dhe vlerësuar me nota të larta punë e e FFK-së, gazeta boshnjake e kritikuar ashpër presidentin e federatës së tyre të futbollit për të cilin ka thënë se e premtoi VAR-in edhe gjatë fushatës për të ardhur në krye të institucionit më të lartë të futbollit atje, e që nuk i kanë mjaftuar as edhe dy vite për ta bërë realitet, për dallim prej Kosovës që e bëri për vetëm gjashtë muaj.
Nga koha e fundit kur është përmendur VAR-i nga FFBH kanë kaluar gjashtë muaj, e që nga ajo kohë në drejtim të VAR-t, nuk është arritur as vetëm shkronja “V”, siq ka thënë me sarkazëm gazeta në fjalë.
Duke pasqyruar problemet e tyre, gazeta faktor.ba ka treguar se si derisa federata atje i dergon delegatët her në Zagreb e her në Beograd për të fituar përvojë në lidhje me instalimin e sistemit VAR, në Prishtinë veq puna është kryer, duke treguar se sa ka dallime në profesionalizëm e përkushtim mes dy federatave, asaj të Bosnjës dhe Kosovës, në të mirë të Kosovës natyrisht.

SHPËRNDAJE