Dark Mode Light Mode

Daçiq: S’mund të arrihet marrëvëshje për Kosovën para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk mund të arrihet një marrëveshje për Kosovën para zgjedhjeve presidenciale amerikane, që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Daçiq ka thënë se është pyetje e madhe se kur do të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se është e pamundur të arrihet një zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale në ShBA në nëntor, duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe krizës në Prishtinë.

Duke komentuar se cila administratë amerikane do të ishte më e mirë për dialogun, Donald Trump apo Joe Biden, Daçiq tha se Trumpi do të ishte më i mirë për interesat e serbëve sepse ai inkurajoi disa procese dhe pranoi idenë se një kompromis duhet të arrihet që do të shërbejë në interesat e të dy palëve.

Advertisement

Ai, po ashtu, tha se Trumpi nuk mendon se çështja mes dy shteteve ka përfunduar dhe se Serbia duhet vetëm ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Tanjug.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − 6 =

Previous Post

Ekskluzive: Gjyakata Kushtetuese vendos ne favore te Avdullah Hotit!

Next Post

Ekskluzive: U tha se 1 mijë teste tashmë janë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë mohon gjithçka

Advertisement