Dark Mode Light Mode

Hoti: Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike të Qeverisë së re

I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së rel.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se një pjesë e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet për të mbështetur bizneset, derisa në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike.

“Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re”, ka shkruar Hoti./Express

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two − 1 =

Previous Post

Pamje nga laboratori i drogës së nipërve të anëtares së Vetëvendosjes

Next Post

Kurti në Infektivë: Numri i të infektuarve e ka kaluar atë të shëruarve

Advertisement