Dark Mode Light Mode

Në Preshevë zyrtarishtë 4 të prekur me CoronaVirus, pse zyrtarët e Komunës po i fshehin?!

Kuvendi i Serbisë, sapo miratoi vendimin mbi largimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur më datë 15 mars 2020.

Nga të dhënat statistikore mbi virusin Covid-19 në Republiken e Serbisë, të azhuruara nga Instituti për shëndet publik
më 05 maj 2020 ora 15 , rezulton që nga Komuna e Preshevës janë të prekur 4 persona.

Është shqetësuese që këtë informacion të publikuar në Web faqen Covid-19.rs, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme dhe shtëpia e shëndetit në Preshevë, nuk e ka transmetuar dhe nuk kemi asnjë njoftim, se cilat janë hapat që kanë ndërmarrë për këto raste të të prekurve nga Komuna e Preshevës, ndërsa prononcohen nëpër media se nuk kemi asnjë të prekur nga ky virus.

Advertisement

Që nga nesër qytetarët e Komunës së Preshevës nuk kanë kufizim të lëvizjes së tyre, por nëse personat të cilët kanë qenë në kontakt me të prekurit nga ky Virus, nuk ju kanë nënshtruar testeve dhe masave tjera të izolimit, atëherë kemi të bëjmë me situatë alarmante në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kujdes PO
Panikë JO

Ky është linku ku mund ta shihni

https://covid19.rs/статистички-подаци-о-коронавирусу/

 

(Marrë nga profili në facebok i Ilir Sadriut)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × five =

Previous Post

Kurti i dërgon letër zëvendëspresidentit amerikan: Thaçi ka plane për shkëmbim territoresh dhe SHBA nuk është në dijeni

Next Post

Kurti: S’kam dilema, ka marrëveshje sekrete mes Thaçit e Vuçiqit

Advertisement