Dark Mode Light Mode

Veseli: Presidentin dhe mua s’ka mundur të na ndalë Serbia, e lëre më Sveçla

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas ka folur rreth raportit të presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Presidenti ynë e ka një fjali kur thotë: ‘Kur rrinë me fëmijë edhe lagesh’. Që do të thotë se presidenti i vendit është institucioni më i lartë. Albin Kurti duhet t’i ndalë konvojtë me vetura serbe që po vijnë prej Serbisë. Duhet me e ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë, se na pat çmend me atë Serbi tërë kohën. Le ta ndalë, sepse Serbia nuk është dashnia jonë”, thënë Veseli.

Më tutje, Veseli ka thënë se presidentin Thaçi nuk ka mund ta ndal Serbia, e lere më ushtruesi i detyrës së ministrit të MPBAP-së, Xhelal Sveçla.
“Presidentin e mua nuk ka mundur me na ndalë Serbia, e lëre më Sveçla”, është shprehur Veseli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 1 =

Previous Post

Pacolli ka një mal pyetjesh për Albin Kurtin: “A nuk ju prita mirë në shtëpi?”, “A nuk e kam votuar qeverinë tuaj?”<br><br>

Next Post

Bamirësia unike e aktorit indian, dhuroi pako me miell brenda të cilave ishin fshehur para<br><br>

Advertisement