Dark Mode Light Mode

Albin Kurti nuk distancohet nga protestat në kohë pandemie: Nuk mund dhe nuk dua t’i ndaloj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka kundërshtuar thirrjet për protesta në kohë të pandemisë, ndonëse ato janë kundër vendimit që e ka nxjerrë Qeveria e tij.
Ai ka thënë se nuk mund e as nuk do t’i ndalojë, pasi ai e quan të drejtë qytetare, shkruan Reporteri.net.

“Unë nuk mund t’i ndaloj dhe nuk dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen, sepse si Qeveri jemi të thirrur që të respektojmë të drejtat e qytetarëve. Duhet ta kuptoni që nuk janë vitet 90 kur ndaloheshin protestat. Unë nuk jam këtu t’i ndaloj protestat”, ka thënë ai.
Kurti, ndërkohë, ka thënë se shpreson që ata që bëjnë thirrje të tilla të mos intervistohen nga prokurorët.
“Unë nuk i përcjell rrjetet sociale. Mirëpo, shpresojmë që prokurorët të mos i thërrasin në biseda informative”, ka shtuar Kurti.
Ndryshe, nëpër rrjete sociale kanë nisur organizime për protesta në kundërshtim të Qeverisë së re dhe pro Albin Kurtit si kryeministër

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − 8 =

Previous Post

‘Four Four Two’ rendit Messin si më të mirin e 25 viteve të fundit

Prestigjiozja britanike “Four Four Two”, në renditjet historike të futbollit, ka publikuar një renditje të 25 futbollistëve më të mirë të 25-vjeçarit të fundit.
Për këtë revistë nuk ka asnjë dyshim: më i miri është Lionel Messi.

Next Post

Haradinaj: Kurti hoqi rrethojat, por endet me veturë të blinduar

Advertisement