Dark Mode Light Mode

UEFA: “Është herët për ta anuluar sezonin”

UEFA nuk i humb shpresat për rinisjen e sezonit.

Numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, insiston se ai nuk është gati për të hedhur ‘peshqirin e bardh’ dhe se duhet të “presim derisa të jemi në gjendje të luajmë”.

Kampionati Evropian u anulua për shkak të COVID-19, dhe UEFA po planifikon që ajo kohë të shfrytëzohet për rinisjen e sezonit që gjithashtu është ndërprerë për shkak të koronavirusit pothuajse që 2 muaj.

Advertisement

“Është shumë herët për të thënë se s’mund të kompletojmë sezonin”, tha Ceferin për Corriere della Sera. “Duhet të respektojmë vendimet e autoriteteve dhe të presim derisa të jemi në gjendje të luajmë”.

“Po i shikojmë disa opsione, gjithmonë duke u bazuar në datën e rinisjes. Do të ishte e vështirë të përfundojmë sezonin në shtator ose tetor, sepse do të ndikonte shumë në kalendarin e sezonit të ardhshëm”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 2 =

Previous Post

Shpend Ahmeti me nismë për dhurimin e pajisjeve teknologjike për nxënësit që s’mund ta ndjekin mësimin online

Next Post

20 vjeçarja në Prishtinë kërcen nga kati i 4-të, vdes nga plagët në QKUK

Advertisement