Dark Mode Light Mode

Presidenti Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike, kthehet në shtëpi

Prishtinë, 20 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × five =

Previous Post

Ja arsyja pse Hashim Thaçi është shtrirë në spital

Next Post

Memli Krasniqi: Ia thashë ngadalë e në sy të gjitha kritikat e sinqert Albinit

Advertisement