Dark Mode Light Mode

Spanja shënon rekord ditor: 514 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 514 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë. Kjo shifër paraqet rekord ditor që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave të vdekur tashmë ka shkuar në 2 mijë e 696, ndërsa të infektuar janë rreth 40 mijë njerëz.

Edhe më shqetësues është fakti se në mesin e personave të infektuar janë edhe rreth 5 mijë e 400 punëtorë shëndetësorë, që po e sfidon luftën e mjekëve kundër virusit.

Advertisement

Spanja është vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 6 mijë viktima, shkruan “BBC”

Ndonëse shumica e rasteve të Spanjës janë shënuar në Madrid, Katalonjë dhe në rajonin e Baskisë, numri i të infektuarve po shkon duke u rritur edhe në rajonet e tjera.

Rajonet Castilia-La Mancha dhe Castilla y Leon, që shtrihen përreth rajonit të Madririt, kanë shënuar rritje të madhe të numrit të rasteve të reja. Një pjesë e madhe e popullsisë së tyre përbëhet nga personat e moshuar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 8 =

Previous Post

Koronavirusi po sulmon të moshuarit: Viktimat më së shumti kanë këtë moshë

Next Post

Apeli lë në paraburgim dy të dyshuarit për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë

Advertisement