Dark Mode Light Mode

Pepe Reina: Kam pasur simptoma të koronavirusit

Portieri i huazuar i Milanit në Aston Villa, Pepe Reina, ka zbuluar se ai ka pasur simptoma të koronavirusit, mirëpo thotë se tani ndihet më mirë, përderisa i inkurajon të gjithë t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Portieri spanjoll Pepe Reina u transferua në Premierligë te Aston Villa gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do të qëndrojë aty në formë huazimi deri në qershor, kur pritej të përfundonte sezoni aktual, transmeton Gazeta Express.

Ai ka luajtur në gjashtë ndeshje për Aston Villan, para se të detyrohej të pushonte pasi që sezonet në kampionatet evropiane u pezulluan shkaku i koronavirusit. Reina thotë se ai i kishte përjetuar edhe disa simptoma të këtij virusi.

Advertisement

“Kam pasur simptoma të koronavirusit. Kam pasur kollë të thatë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje këtë javë. Por, tani po ndihem më mirë”, ka thënë Reina.

“Unë vazhdimisht i ndjek lajmet në Spanjë, Itali dhe Angli. Kam shumë njerëz të afërt në këto vende dhe për këtë arsye jam i interesuar ta di se çfarë po ndodh dhe çfarë vendime po merren”.

“Sa më shumë që t’i ndjekim udhëzimet, aq më shpejt do të kalojë kjo situatë. Ne duhet ta kemi një qasje serioze ndaj udhëzimeve për vetizolim. Jam i sigurt se do të dalim nga kjo situatë më të bashkuar dhe më të fuqishëm”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four − two =

Previous Post

Deputetja Musliu akuzon Qeverinë se mbrëmë i fshehu rezultatet e analizave të 26 infektuarve

Next Post

‘Nxehet’ Mihrije Braha, sharje pa cenzurë ndaj politikanëve!

Advertisement