Dark Mode Light Mode

Albin Kurtit nuk i intereson lëvizja e qytetarëve, ai po don me i ndalë deputetët me shku në Kuvend!

Këshilltari i Presidentit thë vendit, Adil Behramaj, në një postim të tijin në facebook ka thënë se kryeministrit të vendit i intereson vetëm një pikë, në vendimin e tij për të kufizuar lirinë e lëvizjes, ajo e cila ia pamundëson edhe deputetëve pjesëmarrjen në parlament, pasi që e din se do të shkarkohet, ka thënë Behramaj.

Ja postimi i plotë i tij në facebook.

Albin Kurti tërë këtë maskarallëk e ka bërë vetëm për pikën 4 të vendimit. Atij as që i intereson kufizimi i lëvizjes së qytetarëve me vendime antikushtetuese, por kufizimi i lëvizjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe pamundësimi i mbledhjes së tyre për të votuar për Mocionin e Mosbesimit ndaj tij.
“Ndalohen tubimet në të gjitha mjediset — private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura — përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët…”, thuhet ndër të tjera në këtë pikë të vendimit.
Por, nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore dhe kushtetuese, që ua mohon dhe cenon deputetëve të Kuvendit të Kosovës të drejtën që ta ushtrojnë funksionin e tyre në çfarëdo situate.
Kosova është republikë demokratike dhe pavarësisht situatave apo krizave që mund t’i pësojë, rendi kushtetues nuk duhet të cenohet në asnjë mënyrë.
Pushtetet dhe forma e qeverisjes janë rregulluar me Kushtetutën e Kosovës, duke u bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit mes tyre. Por, Albin Kurtit nuk i intereson kjo gjë. Ai qëllimshëm dhe me vetëdije të plotë e ka nxjerr një vendim antikushtetues, thjesht si përpjekje për të fituar pak më shumë kohë dhe për ta shpëtuar veten e tij!

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve + 4 =

Previous Post

Ministria e Ekonomisë: Furnizimi me miell nuk është problem

Next Post

11 personat e infektuar në Gjilan, familjarë të vajzës që erdhi nga Gjermania: Kjo nuk u tregoi autoriteteve se kishte udhëtuar

Advertisement