Dark Mode Light Mode

“Nuk luajmë pa pasur siguri”

Lukaku refuzon të zbresë në fushë pa u qetësuar e tërë situata për shkak të koronavirusit, që ka kapluar gjithë botën.

Është raportuar se në ditët e para të prillit, ekipet e Serie A mund të dalin në stërvitje, për t’u përgatitur për rinisjen e kampionatit në maj.

Megjithatë, situata vazhdon të jetë e rënduar në Itali, që ka disa ditë që ka kaluar numrin e vdekjeve krahasuar me Kinën, vend ku lindi ky virus vdekjeprurës.

Advertisement

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, s’dëshiron të dëgjoj për futboll, jo pa qenë gjithçka e sigurt.

“Normalisht që askush nuk është i kënaqur me ndaljen e futbollit, por duhet të mendojmë për shëndetin e njerëzve. Mendoj se nuk mund të fillojmë përgatitjet, pa pasur më parë siguri, sepse nuk mund të rrezikohet jeta as e ndonjë futbollisti dhe as e ndonjë qytetari tjetër. Nuk ka arsye pse të luajmë, nëse nuk ka siguri”, deklaroi Lukaku.

“Nuk është se kam frikë, por është njësoj si të jetosh në një flluskë. Përpiqesh të kuptosh se çfarë po ndodh, por në të njëjtën kohë e di që jeton në vendin më të prekur nga koronavirusi. Në qytet dëgjon gjithandej vetëm sirena ambulance. Duket situatë e jashtëzakonshme”.

Italia është vendi më i prekur 53,578 raste kanë dalë pozitiv, derisa kanë vdekur 4,825, afër 5 mijë duke parë që numri po rritet nga ora në orë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 + 3 =

Previous Post

Ismaili: Dështimi në testime të shpeshta, mund të na kushtojë

Next Post

Borell: Lajçaku do të bëjë një punë të shkëlqyer për dialogun Kosovë- Serbi

Advertisement