Dark Mode Light Mode

Maqedonia e Veriut e pavendosur për stadiumin, FFK beson se do të luhet në Shkup

Muaji mars i vitit 2020, do të jetë shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës. ‘Dardanët’ do të kërkojnë Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’ përmes play off të Ligës së Kombeve ku do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut.

UEFA tashmë ka vendosur për orarin e takimit. Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet duke filluar nga ora 20:44 me 26 mars por dilemma mbetet se në cilin stadium do të kluhet ajo ndeshje. Federata e Futbollir e maqedonisë ende nuk ka caktuar stadiumin duke lënë në opsion Strumicën dhe atë të Shkupit.

Sekeratari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka thënë se ende nuk është caktuar se ku do të luhet ndeshje, derisa beson se kjo të luhet në Shkup.

Advertisement

“Vetëm sa zbritëm në Prishtinë pasi ishim pjesë e shortit në Zvicër. Ende nuk është caktuar asgjë për stadiumin”, ka thënë shkurt për Zërin Eroll Salihu.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + 20 =

Previous Post

Njëzet vjet pas luftës, Kosova ende pjesë e Serbisë në librat e gjeografisë

Next Post

Vendosen 300 flamuj kuqezi në rrugën që të çon drejt Serbisë

Advertisement