Dark Mode Light Mode

Shqiptarja 17-vjeçare Jody Lulati, mahnit jurinë e “X Factor” në Greqi !

Shqiptarët vazhdojnë çdo herë e më shumë të shënojnë sukses jashtë vendit.

Së fundmi, një 17-vjeçare me prejardhje shqiptare, e quajtur Jody Lulati, i bëri krenarë bashkëkombësit e saj me një paraqitje të shkëlqyer në “X Factor”, në Greqi.

Advertisement

Emigrantja nga Shqipëria, vendosi të provojë fatin në spektaklin e talenteve, duke u paraqitur në audicionin e parë të “X Factor Greece”.

Ajo interpretoi këngën “You know I’m no good” të këngëtares Amy Winehouse dhe mori komplimentet më të mira nga anëtarët e jurisë.

[yframe url=’https://youtu.be/BZdenPPZEhQ’]

Duke fituar zemrat e secilit prej tyre, ajo mori katër përgjigje “PO”, të cilat i japin asaj biletën për në fazën e radhës të konkurrimit.

Jo të paktë janë shqiptarët që kanë shënuar suksese në konkurset e talenteve jashtë vendit, ndaj edhe Jody Lulatin kjo duket të jetë një ogur i mbarë, përderisa ka mbështetjen e bashkatdhetarëve të saj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 16 =

Previous Post

Neymar zbarkon në Barcelonë, kërkon me gjyq nga ish-klubi plotë 26 milionë euro !

Next Post

Mungesa e gjumit është shkaktar i madh i Alzhaimerit

Advertisement