Dark Mode Light Mode

Pacolli: Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se, arrestimi i sotshem i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë përcjell “Bota sot”.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, është pikërisht kjo logjike primitive, sipas së ciles serbet kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera.

Postimi i plotë:

Advertisement

Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj. Arrestimi i sotshem i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë.
Ky regjim jo demokratik, i arreston serbet i Kosovës, sepse mendon që fakti se ata janë serbë, i bënë me automatizëm edhe shtetas të saj. Është pikërisht kjo logjike primitive, sipas së ciles serbet kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera.
Do t’i kërkojmë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, të monitoroj këtë rast, dhe në rast se Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste ndaj këtij shteti, do të shohim mundësinë e mbylljes sê përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi.
Është e qartë që mungon trysnia nga Bashkimi Evropian mbi këtë vend, dhe edhe përkushtimi për procesin e normalizimit!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − 1 =

Previous Post

Luiza Duraki nje kandidate potenciale per deputete me 26 maj ne Parlamentin belg

Next Post

Vazhdon loja e Thacit me Preshevën edhe para samitit te Berlinit. Por ja cka i thone preshevarët

Advertisement