Dark Mode Light Mode

Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij

14 Mars,2019  Rrjeti social Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij.

Shërbimet e tij kyçe kanë qenë të papërdorshme për përdoruesit për pjesën më të madhe të ditës së mërkurë.

Hera e fundit kur Facebook ka pasur një ndërprerje të ngjashme ka qenë në vitin 2008, kur rrjeti social ka pasur 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.

Advertisement

Produkti kryesor i Facebook-ut, Instagram, u ndikua po ashtu.

Shkaku i kësaj ndërprerjeje nuk u bë ende i ditur publikisht.

Në përgjigje të thashethemeve të postuara në rrjetet e tjera sociale, Facebook tha se ndërprerja e shërbimeve të tij nuk ka qenë rezultat i sulmit kibernetik.

Aplikacionet e Facebook-ut nisën të rikthehen mëngjesin e sotëm.

Derisa Facebook dhe Instagram kanë qenë jashtë funksionit, shumë përdorues janë aktivizuar në Twitter, duke bërë shaka për ndërprerjen. (M.A)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − 19 =

Previous Post

Kosova ndalon operimin e aeroplanëve Boeing 737 dhe 738 MAX

Next Post

Ç’tregojnë ëndrrat për shëndetin tuaj?

Advertisement