Dark Mode Light Mode

Edita Tahiri me gjith Thacin pluhur syve nga Brukseli, na ka rrejt, fundi i bisedimeve me faqe të zezë!

Zogaj: E pamundur të ndalet Thaçi

Njohësi i çështjeve politike Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çështja e dialogut është nisur keq dhe me mashtrim.

Ai ka thënë se fundi i bisedimeve po vjen i mbrapsht, derisa sipas tij, po kuptohet që ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka gënjyer.

“Çështja e dialogut Kosovë -Serbi është nisur keq e me mashtrimin e kulluar për “dialog teknik” prandaj fundi i bisedimeve po na vjen i mbrapsht e me faqe të zezë, sepse po kuptohet se Edita Tahiri na ka rrejt! Kjo rrenë është si guri që e ka hedhur në lum një budalla, por nga lumi nuk mund ta nxjerri as 100 të mençur! Pikërisht kjo po ndodh, sepse orvatjet pa fund nuk po japin rezultat”, është shprehur Zogaj.

Advertisement

Sipas tij, është e drejtë nevoja për një platformë për ndaljen e presidentit, pasi platforma aktuale për dialogun, nuk mund ta zhbëjë dialogimin e deritanishëm të presidentit.

“Të këtillë e konsideroj edhe Platformën për dialogun, e cila është ditur se nuk kalon në komisionin për punë të jashtme, por edhe sikur ta kalonte, asgjë nuk do të përmirësonte, kur kemi parasysh se platformat nuk mund ta zhbëjnë dialogimin e pa njohur të deritashëm të Presidentit. Deputeti Glauk Konjufca ka pasur të drejtë, që ka theksuar nevojën e një platformë për ndaljen e presidentit, e cila, të gjithë e dimë, tash për tash është e pamundur”, ka deklaruar Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 12 =

Previous Post

Bytyqi: Problemeve të studentëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci mund t’u japim zgjidhje, por duhet bashkëpunimi

Next Post

Vucic nesër në Medvegjë a do të pritet nga shqiptarët me lule sikur Ilir Meta?

Advertisement