Dark Mode Light Mode

Akademik Hivzi Islami, anëtar i Akademisë Europiane, nuk u lejua të hyje ne Preshevë

Preshevë, 8 gusht  -Akademik Hivzi Islami, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve, nuk u lejua të shkonte në Preshevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Siç deklaroi vetë Akademik Hivzi Islami, sot, më 8 gusht 2018, rreth orës 6:45 në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq policia kufitare e Serbisë nuk e lejoi të shkonte në Preshevë Akademik Hivzi Islamin, ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademik Islami ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo. Policia kufitare nuk dha shpjegim.

Advertisement

Deri sot Akademik Islami ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo
dëshirë pa asnjë problem. Nuk dihet arsyeja pse iu mohua kjo e drejtë këtë herë.
Akademik Hivzi Islami ka lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt
jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe në Preshevë.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 13 =

Previous Post

Ju qel goja e liderëve të Preshevës. Flasin me gjuhën e Jonuz Musliut

Next Post

AIJASE nga Zvicra: Thaçi t'mos flas me gjuhen e Vucicit kundër mediave

Advertisement