“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qenë në kryerjen e detyrës  është sulmuar nga një deputet”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, njofton Klan Kosova.

“Deri te sulmi dyshohet të ketë  ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar të zbatojë urdhërat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor”.

Ai ka thënë se policia ka filluar një hetim për sqarimin e  rrethanave të rastit për cka është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve të përfshira në rast.

Advertisement

“Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij përderisa policia është në përpjekje për të kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast”.