Dark Mode Light Mode

Haradinaj heq dorë nga platforma që e bën Thaçin kryenegociator

Debati i paraparë për sot në Kuvendin e Kosovës rreth platformës për bisedimet me Serbinë e cila ngarkon Hashim Thaçin në rolin e kryenegociatorit është tërhequr sot nga rendi i ditës me kërkesë të Ramush Haradinajt. Ky veprim ka ndodhur një ditë pasi LDK u deklarua se nuk do ta japë votën e saj për këtë platformë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të Qeverisë ka parashtruar mocionin për tërheqjen e Platformës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i dhënë kohë ndërtimit të konsensusit.

“Në emër të kryeministri Ramush Haradinaj me mirëkuptim kërkoj të hiqet platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018 në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsenusi më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha Reçica para deputetëve.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, theksoi se kjo është e drejtë e propozuesit, ani pse kanë pritur të ketë debat sot

Advertisement

Ndërsa, deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, kërkoi largimin e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, pasi kanë nevojë për konsultime shtesë rreth këtij projektligji. Edhe mocioni i deputetit të Listës Serbe, për tërheqjen e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, u miratua me shumicë votash.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 16 =

Previous Post

Ahmet Isufi: Shqiptaret nga Lugina e Presheves pa dokumente në Kosovë, po diskriminohen dy fish, dje nga Serbia, sot nga Kosova?!

Next Post

Ahmet Isufi kërkon diçka që Thaci dhe Mustafa e kishte premtuar n e fushata. Portalet kosovare Presheven e quajne “Jug i Serbisë”, deputeti i Haradinajt “Kosovë Lindore”

Advertisement