Dark Mode Light Mode

Ambasadori norvegjez në Beograd: Mos u befasoni kur Presheva quhet Kosove Lindore

Preshevë, 21 prill  -Ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjørnstad ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ai Preshevën dhe Bujanocin i ka quajtur Kosovë Lindore. Për këtë ambasadori Bjornstad në një intervistë për “Blic”, ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të dobishme, por ka paralajmëruar edhe ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Bjørnstad ka thënë se ata të cilët flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, si dhe për atë se pjesë e marrëveshjes për normalizim duhet të jetë edhe “rregullimin” e kufijve, nuk duhet të befasohen kur pjesë të tjera të Serbisë i  quajnë Kosovën Lindore.

Advertisement

Ndër tjerash ai është shprehur se se krimet mund të ndodhin kudo dhe kundër çdokujt, por beson se për serbët jeta në Kosovë është e sigurt.

“Dëgjoj se njerëzit flasin për rreziqet gjatë vizitës në Kosovë. Unë e kam vizituar disa herë Kosovën, kam udhëtuar me targa të Beogradit pa asnjë incident”, thotë Bjørnstad.

Ai shton se nuk e mohon se incidentet ndodhin, por beson se ata që nuk e kanë vizituar Kosovën e ekzagjerojnë rrezikun.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 1 =

Previous Post

Haradinaj priti publicistin dhe gazetarin nderkombetar nga Presheva në Gjenevë

Next Post

Zhduken dy fëmijë shqiptar në Gjermani. Ja kush jane ata...

Advertisement