Dark Mode Light Mode
Kamberi: SHBA-te mbeten miq tanë në rrugëtimin drejt integrimit evropian
Drejtesia triumfon, Lirohen nga akuzat “Grupi i Dobrosinit”. Beogradi: verdikti “skandaloz”
Brnabic: Pa stabilitet në rajon nuk ka avancim drejt BE-së

Drejtesia triumfon, Lirohen nga akuzat “Grupi i Dobrosinit”. Beogradi: verdikti “skandaloz”

Résultat de recherche d'images pour "napada na punktu Dobrosin"Sot në Gjilan nëntë persona që akuzoheshin se e kishin sulmuar një pikë kufitare të Serbisë, në Dobrosin, u shpallën të pafajshëm. Të liruarit dhe familjaret kete verdikt te drejjtesise e priten me shumë emocione. Lirimi i tyre nuk eshte mirëpitur nga Serbia, te cilin vendim mediat serbe e kane quajtur “skandaloz”, njofton  agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur sot aktgjykim lirues për të gjithë të akuzuarit të njohur ndryshe edhe si “Grupi i Dobrosinit”. Trupi gjykues tha se nuk kishte prova që dëshmonte se ata e kryen sulmin më 2012-të.

Të akuzuarit V. J., S. J., G. L., G. Xh., Q. R., M. A., S. S., E. M. dhe A. Z.. ngarkoheshin me veprat penale: kryerja e veprës terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement

Pas shqyrtimit të provave dhe shkresave të lëndës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkoheshin.

Të akuzuarit ishin shpallur fajtor nga trup gjykues i EULEX-it, mirëpo Gjykata Supreme e Kosovës, e kishte kthyer lëndën ne rigjykim, duke konstatuar se ka pasur shkelje gjatë procesit gjyqësor. Ndryshe, Prokuroria e EULEX-it, ngarkonte të akuzuarit për sulm me armë automatike ndaj një pike kontrolli të policisë serbe në territorin e tyre, gjatë vitit 2012.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =

Previous Post

Kamberi: SHBA-te mbeten miq tanë në rrugëtimin drejt integrimit evropian

Next Post

Brnabic: Pa stabilitet në rajon nuk ka avancim drejt BE-së

Advertisement