Dark Mode Light Mode

Prefekti i Bujanocit Shaip Kamberi fiton 200 mijë euro mjete nga Bashkimi Evropian

Bujanoc, 16 qershor – Prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kumtuar ditë më parë se Bashkimi Evropian, duke mbështetur komunën e Bujanocit me projekte të reja kapitale, ka arritur të fitojë 200 mijë euro për sigurimin e pajisjeve për Qendrën e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave (Transfer Stacionit) i cili do të funksionalizohet deri në fund të këtij viti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Siç, bën të ditur prefekti i Bujanocit, të enjten, edhe zyrtarisht është konfirmuar miratimi i projektit në vlerë prej 200 mijë euro për Komunën e Bujanocit, theksoi Kamberi duke bërë të ditur se Bashkimi Evropian po vazhdon të përkrahë përpjekjet tona të përditshme. Projekti në vlerë prej 200 mijë eurosh, sipas prefektit Kamberi, i dedikohet sigurimit të pajisjeve për Qendrën e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave (Transfer Stacionit), i cili do të funksionalizohet deri në fund të këtij viti”. /Metali Krasniqi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 − 3 =

Previous Post

Policia serbe arreston G.P. (24) i cili rrugës Bujanoc-Koncul vrau gruan dhe nënën e saj, duke plagosur voglushen 2 vjecare

Next Post

Deputetët e LDK-së që nuk ia dolën të rizgjedhen

Advertisement