Në tubimi elektoral të VETËVENDOSJE!-s në Fushë Kosovë, nga kandidatët për deputetë ka folur edhe Liburn Aliu. Në fjalën e tij, ai vuri theksin tek bashkëkombasit nga Presheva, Medvegja e Bujanovci, ku shumë prej tyre jetojnë në qytetin e Fushë Kosovës.
“A ka ndonjë fakultet, luftë, protestë e demonstratë në të cilën nuk kanë marrë pejsë qytetarët nga Medvegja, Bujanovci dhe Presheva? A ka ndonjë familje të ndonjë të burgosuri politik,ndonjë nënë ta kalojë natën në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë për të vizituar fëmijët e burgosur.
Ashtu siç gjithmonë Kosova i ka pas sytë nga Tirana, ashtu sot qytetarët nga Medvegja, Bujanovci, e Presheva i kanë sytë nga Prishtina”, tha Liburn Aliu.
Ai ka akuzuar pushtetin se nuk është interesuar kurrë për qytetarët e kësaj pjese..
“Me VETËVENDOSJE!-n në qeveri nuk ka negociata me Serbinë në të cilat nuk është kusht çeshtja shqiptare në Medvegjë, Bujanovc, e Preshevë. Për të gjithë ata që jetojnë atje e punojnë këtu duhet me patjetër të sigurohen dokumentat. Për të gjithë ata që nuk e kanë të rregulluar çeshtjen e nënshtetësisë, me qeverisje e VETËVENDOSJE! kjo çeshtje do të rregullohet”, premtoi Liburn Aliu.
Në fund, aii tha se 11 qershori do të jetë kthesë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, me ç’rast ftoi të votohet numri 35.
Shpend Ahmeti: Hoti e Haradinaj po fshehen pas njëri-tjetrit sepse po i frikësohen përballjes me Albin Kurtin
Nga Fushë K
osova, në tubimin zgjedhor në këtë komunë, në fillim
të fjalës së tij, Shpend Ahmeti ka ironizuar me një deklaratë të Hashim Thaçit, ku ky i fundit kishte folur për mungesën e patriotizmit tek disa liderë politikë.
“Është e vërtetë që disa liderë kanë mungesë patriotizmi, duke filluar nga Hashim Thaçi, duke fillu nga këta kandidatët që bënë koalicionet e natës”, tha para qytetarëve të Fushë Kosovës, Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet, Ahmeti.
Për Haradinajn e Hotin, Ahmeti tha se nuk dalin në debate me Albin Kurtin sepse frikësohen.
“Duke u fshehur pas njëri-tjetrit nuk duan t’i ballafaqojnë idetë e programet e tyre me ato të VETËVENDOSJE!-s”, tha Ahmeti tutje.
Në fund, Ahmeti theksoi se në njërën anë kemi pasur premtime të rrejshme prej 17 vitesh dhe nga ana tjetër kemi VV-në që i ka rezistuar dhe ka protestuar kundër veprimeve të dëmshme dhe e cila i ka realizuar premtimet në komunën e Prishtinës.