Dark Mode Light Mode

E bujshme, mbrojtësi shqiptar drejt transferimit te Liverpool

Skuadra angleze, Liverpool kërkon të përforcohet gjatë merkatos së verës dhe emri kryesor në listën e Jurgen Klopp, është mbrojtësi me origjinë shqiptare, Riza Dyrmishi.

 

Dyrmishi po luan mira në La Liga me Real Betis pas transferimit nga Danimarka ku aktivizohej me Brondby-n.

Advertisement

 

23-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje në La Liga duke shënuar edhe një gol dhe duke dhuruar tre asistime.

 

Kësisoj raportohet se ai është bërë lojtari i preferuar i Jurgen Klopp për krahun e majtë të mbrojtjes. Mediat në Ishull kanë raportuar se dy skuadrat tanimë kanë filluar bisedimet për një transferim të mundshëm të Dyrmishit në ‘Anfield’.

 

Liverpool duhet të paguaj 20 milionë euro nëse dëshiron të marrë Dyrmishin, pasi aq është klauzola e largimit të tij nga Betis.

 

Betis ka paguar dy milionë euro për transferimit e 23-vjeçarit në La Liga nga Brondby.

 

Kujtojmë se talenti shqiptar luan me Kombëtaren daneze ku ka 17 paraqitje me ekipin e parë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 1 =

Previous Post

Tetovari pas 28 vitesh, shokon qiftin serb. I qon selam yllit të estrades serbe: Bëje ADN dhe kthema djalin tim!

Next Post

Çfarë bën ky qilim gjigant në mes të Tiranës?

Advertisement