Dark Mode Light Mode

Ky është personi që ka ngritur dorë në Ziadin Selën

TetovaSot ka siguruar pamjet tmerruese nga dhuna në Parlament, ku shihet se si Ziadin Sela pa ndenja po tërhiqet zvarrë nga huliganët dhe kriminelët maqedonas.

Dhuna e përgjakshme ka ndodhur ditën e enjte, kur pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi, protestuesit maqedonas nisen të mblidhen para Paralementit.

 Del VIDEO, pamje tmerruese nga rrahja e Ziadin Selës, shikoni si tërhiqet zvarrë

Advertisement

Për një moment, teksa mbahej konferencë shtypi brenda Paralementi, huliganët maqedonas, thyejnë kordonin policor i cili ishte i pakët në numër dhe futen brenda ambienteve të Parlamentit.

Kriminelët maqedonas që disa nga udhëheqësit e tyre ishin të mbuluar me maska në fytyrë, kanë rrahur brutalisht dhe pa mëshirë, deputetët madje nuk kanë kursyer as gazetarët që gjendeshin në sallë.

Nga kjo dhunë më rëndë e pësoi lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i cili sot e kësaj dite apo po kurohet në Spitalin Kilinik të Tetovës.

Mediat shqiptare në Maqedoni, shkruajnë se, Adnan Memed është personi që ka ngritur dorë në kryetarin e LR PDSH-së z. Ziadin Sela.

Memed është shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Shutkës, Elvis Bajram.

Dhuna që kishte pushtuar ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, e ushtruar nga mbështetës nacionalistë të VMRO-DPMNE-së së Nikola Gruevskit, kishte lënë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, kreun e Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela.

Image

[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?v=CtzCYhOpmWo’]

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 5 =

Previous Post

Porsche Cayenne me rekord të ri botëror Guinness [FOTO]

Next Post

Pos Rugovës, kush janë edhe dy shqiptarët tjerë që kanë takuar Schwarzeneggerin? FOTO

Advertisement