Dark Mode Light Mode

SHBA: Moti i keq me tornado lë 14 të vdekur

Moti i keq shoqëruar shpeshherë nga tornado shkaktoi këtë fundjavë të paktën 14 të vdekur në jug dhe në qendër të SHBA, sipas autoriteteve amerikane.

Shtëpi të shkatërruara, makina të përmbysura, pemë të thyera. Në Teksas, shërbimi Kombëtar Meteologjik numëroi së paku formimin e katër tornadove për shkak të motit të keq. Në qytetin Canton, moti i keq shënoi katër të vdekur, sipas bashkisë.

Në Arkansas u raportuan pesë të vdekur, njoftuan për median shërbimet e emergjencës ndërsa një bilanc me dy të vdekur u konfirmua në Misisipi, përfshirë një fëmijë të mbytur.

Advertisement

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dy viktima në Misuri, ku sipas televizionit CNN një grua e moshës 72 vjeç u bllokua në makinën e saj nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + 5 =

Previous Post

Hoxha i Preshevës: Mos bani keq se gjeni keq. Zullumqarin Allahu se len rehat…

Next Post

Marrëveshja e Konçulit, është koha të rishikohet

Advertisement