Dark Mode Light Mode

BMW e Mercedes, kompanitë më fitimprurëse

Prodhuesit gjermanë të automjeteve luksoze, BMW dhe Daimler, ishin kompanitë që gjeneruan më shumë të ardhura në botë vitin e kaluar, sipas një studimi të publikuar sot.

 

Advertisement

Megjithatë, ky studim i zhvilluar nga kompania me qendër në Londër “Ernst & Young” (EY) deklaroi se të gjithë prodhuesit e makinave u përballën me ngadalësim të shitjeve sepse tregjet kryesore të automjeteve në botë kanë njohur rënie ekonomike.

 

“Ndërkohë që marka gjermane Volkswagen dhe rivali i saj japonez Toyota realizuan më shumë shitje të automjeteve në botë vitin e kaluar, BMW dhe Daimler (prodhuesi i Mercedes-Benz), realizuan më shumë të ardhura”, njoftoi EY, përcjell Atsh.

 

“Përfitimet më të larta për shitjet në vitin 2016 erdhën nga tregu më i madhë i automjeteve në botë, Kina, ku shitjet u rritën me nëntë për qind”, tha EY-ja.

Sipas këtij studimi rritjet e automjeteve në nivel botëror u rritën vetëm me një për qind në dy muajt e parë të këtij viti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three + fifteen =

Previous Post

Mourinho dhe Simeone po e shkatërrojnë futbollin

Next Post

Ky është Avni Rrustemi preshevar që u vra nga Serbia, sepse shkatërronte grupet marksist-leniniste në Kosovë

Advertisement