Dark Mode Light Mode
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Bota e Yjeve
  • Opinione
  • Teknologji
  • Intervista
Presheva Jonë Presheva Jonë
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Bota e Yjeve
  • Opinione
  • Teknologji
  • Intervista
Marketing Marketing
Presheva Jonë Presheva Jonë
What are You Looking For?
Popular Searches
  • Aktuale
  • Bota
  • Bota e Yjeve
  • Intervista
  • Opinione
  • Sport
  • Teknologji
Trending Now

Këshilli Komunal miraton thirrjen për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik për vitin 2026

  • Aktuale
  • Lajme
27 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0

FFK-ja uron Gianni Infantinon për 10-vjetorin në krye të FIFA-s

  • Sport
26 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0

Mbappe mungon në ndeshjen e dytë kundër Benficas?

  • Sport
25 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0

Si u kapën 1 milion euro në kufi?

  • Aktuale
  • Lajme
25 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0
Kosova keq e më keq.. nuk i ndalen të zezat të shkretës. Bijt e saj i vdesin ne burgje si ne kohën e Rankovicit. Vdes apo e mbysin një tjetër shqiptar, dëshmitarin dhe shokun e Astritit
  • Lajme
OSBE, e cila dënonte “Bota sot” për fjalën “shkie” apo për tre gishta, sot përdor gjuhën e Millosheviçit në Kosovë?!
Vucic më shumë o votua në Kosovë (Veri) se sa në "Serbinë Jugore" (Luginën e Preshevës)?!
Home OSBE, e cila dënonte “Bota sot” për fjalën “shkie” apo për tre gishta, sot përdor gjuhën e Millosheviçit në Kosovë?!

OSBE, e cila dënonte “Bota sot” për fjalën “shkie” apo për tre gishta, sot përdor gjuhën e Millosheviçit në Kosovë?!

  • Lajme
4 Prill, 2017
bypresheva jone
0

 

Xhevdet Mazrekaj editor, Nefail  Maliqi, gazetar nderkombëtar, dy kolege, militant te demokracisë dhe fjales se lire te press-it

 

Advertisement
Advertisement

Preshevë, Bruksel, 4 prill   -Një raport nga misioni i OSBE-së në Kosovë  në të cilin bëhet fjalë mbi  zgjedhjet e një vendi fqinj, të Serbisë të cilat u mbajtën edhe në territorin e Kosovës, ka ngritur shqetësim nga institucionet në Kosovë, por edhe nga gazetat ditore, shoqata gazetaresh dhe  analistë, që sipas “Presheva jonë” raporti në fjalë mund të jetë përgatitur nga ndonjë serb, sepse një lëshim i tillë është i pa tolerueshëm dhe normalisht nuk do të guxonte të dilte nga ndërkombëtarët, ndryshe do të ishte skandaloze?! 

Në këtë raport, OSBE Kosovën e quan “Kosovë dhe Metohi”, ndërkaq komunitetin romë si maxhup. Analistët e vlerësojnë këtë veprim të OSBE-së si fyerje dhe raciste

Nefail Maliqi, gazetar i njohur shqiptar në  Gjenevë, në cilësinë e kryetarit të Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AJASE) ka reaguar ashpër ndaj këtij raporti të OSBE-së dhe ka dënuar këtë fjalor racist, zhargon ky i cili përdorej jo vetëm në kohën e kriminelit Milosheviç por edhe sot nga nostalgjikët komunist dhe “jugosllav”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe editori i gazetës me të madhe shqiptare në Kosovë dhe Evropë “Bota sot”, z. Xhevdet Mazrekaj

Gazeta “Bota sot”, në të kaluarën ishte dënuar me qindra e mijëra euro pse gjatë luftës, krimeve dhe masakrave serbe ndaj popullatës civile në Kosovë, lexuesit tanë të mllefosur kishin përdorur fjalën “shkie” apo pse një person paska ngritur tre gishtërinj si një simbol i serbeve?!

“Nëse këto lëshime vërtetë janë bërë nga OSBE dhe nuk kanë gishtërinj aty serbët, kjo organizatë evropiane me emrin OSBE duhet të kërkojë falje, aq me tepër qe disa komisione, në emër të kësaj organizate evropiane nëse kujtojmë, Simon Haselock, Anna de Lelio, Robet Gillet, të cilët “masakronin” mediat shqiptare në emër të OSBE-së sidomos kombëtaren “Bota sot”  me do farë ligje. Me këtë skandal ose duhej të dënoj veten ose duhet të kthehen prapa paratë e dënimeve duke kërkuar, falje ndaj redaksisë së “Bota sot”  që ishte gjobitur në të kaluarën”, thekson Mazrekaj.

“Nëse flasim për lirinë e shprehjes dhe lirisë së shtypit,  kjo duhet vlejë edhe për serbët të cilët edhe sot e kësaj dite para hundeve të OSBE-së në Beograd ato vazhdojnë të përdorin fjalorin e gjuhës se urrejtjes se Milosheviçit “siptari” dhe jo që nuk i dënojnë ato media, por as vërejtje nuk ju japin ?!”, ka deklaruar editori i “Bota Sot” z.Mazrekaj për “Presheva jonë”.

Ndryshe sipas Mazrekajt, OSBE duhet të kthejë të hollat, që TMC (i njohur si bord i mediave në kuadër të OSBE-së) (Haselok, De Leliko, Robet Gillet bashke me do shqipfolës dhe serbofil) kishin dënuar  gazetën kombëtare “Bota sot”, ose ta dënoj edhe vetveten e cila flet sot me të njëjtën gjuhë të urrejtjes për qytetarët në Kosovë apo emrin e Kosovës?!

Bruksel, IFJ dhe “Reporterët pa kufij”: Te ndalen mediat serbe duke fyer shqiptaret me “siptari” se mund t’i nxisin mediat shqiptare t’i quajnë ata “shkie”.

Pas rënies së regjimit diktatorial të Milosheviçit, i cili ishte armiku numër një i mediave në Kosovë e Serbi shumë analistë menduan se me të ikën edhe ditët e zeza për mediat. Por, sipas kryetarit të AGSHZE-së, elementët e këtij regjimi të gjuhës se urrejtjes, racizmit dhe fyerjeve ende kanë mbetur sidomos në mediat serbe. “Themi keshtu sepse përkundër pranisë së OSBE-së në Beograd, shtypi serb vazhdon të fyejë e etiketoj shqiptarët ne Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në përgjithësi duke përdorur ende gjuhën e Millosheviçit si “siptari”, “Kosovo i Metohija”, “kosmet”, “terroristi”, “vehabisti”, “islamist” etj..” ka pohuar në Bruksel kryetar AGSHZE.

Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists (IFJ) në Bruksel dhe “Reporterët pa kufij” (RSF)  kanë dënuar gjuhën  e urrejtjes në mediat e Serbisë.

Sipas Sagaga nga IFJ, “fjalori i urrejtjes dhe i fyerjeve i takon së kaluarës. Gjuha fyese nga koha e diktatorit serb Millosheviç si  “Siptari” duhet të hiqet nga mediat serbe, ndryshe nuk i bën mirë vetë Serbisë, e cila po bëhet gati t’i bashkëngjitet familjes së madhe Evropiane, BE-së. Te ndalen  mediat serbe duke fyer shqiptaret me «siptari » se mund t’i nxisin mediat shqiptare t’i quajnë ata «skie»”.

Lidhur me këtë edhe Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë-AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE)  para ca ditësh i është drejtuar OSBE-së në Vjenë dhe Beograd, duke kërkuar që të përdorin autoritetin e  tyre duke ndalur urrejtjen dhe racizmin në faqet e mediave serbe duke fyer shqiptarët me “siptari”.

Ernest Sagaga, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën dhe Olivier Basile, përgjegjës i “Reporterët pa kufij” për Evropën me seli në Bruksel, nga Beogradi kanë kërkuar që mediat serbe të ndalin fyerjet ndaj shqiptarëve me termin “siptari”.

 

  • Lajme
4 Prill, 2017
bypresheva jone
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 11 =

Previous Post

Kosova keq e më keq.. nuk i ndalen të zezat të shkretës. Bijt e saj i vdesin ne burgje si ne kohën e Rankovicit. Vdes apo e mbysin një tjetër shqiptar, dëshmitarin dhe shokun e Astritit

  • Lajme
3 Prill, 2017
Next Post

Vucic më shumë o votua në Kosovë (Veri) se sa në "Serbinë Jugore" (Luginën e Preshevës)?!

  • Aktuale
  • Lajme
4 Prill, 2017

Optika Lens

Follow UsFollow Us

Top News

  • Këshilli Komunal miraton thirrjen për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik për vitin 2026
    Aktuale
  • FFK-ja uron Gianni Infantinon për 10-vjetorin në krye të FIFA-s
    Sport
  • Mbappe mungon në ndeshjen e dytë kundër Benficas?
    Sport
  • Si u kapën 1 milion euro në kufi?
    Aktuale
  • Ronaldo i tejkalon kufijtë edhe në moshën 41 vjeç: Nuk është sekret, është rutinë
    Sport
Advertisement
Advertisement

Recommended for You

Këshilli Komunal miraton thirrjen për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik për vitin 2026

  • Aktuale
  • Lajme
bypresheva jone
0

Si u kapën 1 milion euro në kufi?

  • Aktuale
  • Lajme
bypresheva jone
0

Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së dhe Iranit

  • Bota
bypresheva jone
0

CNN: Dhjetëra dokumente të FBI-së mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë të gruas që kishte akuzuar Trumpin

  • Bota
bypresheva jone
0

Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë

  • Bota
bypresheva jone
0

426 milionë euro blerje, vetëm 60 milionë shitje: Kosova vazhdon të mbetet treg konsumues

  • Aktuale
  • Lajme
bypresheva jone
0

Gjuriq takon Rubion: Po punojmë që 2026’tën ta bëjmë vit të madh të marrëdhënieve Serbi-SHBA

  • Aktuale
bypresheva jone
0

Spiropali vjen sot në Kosovë – takon Kurtin, Osmanin e opozitën, në agjendë edhe mbledhja e dy qeverive

  • Aktuale
  • Lajme
bypresheva jone
0
Presheva Jonë Presheva Jonë
Agjencia Kombëtare e Lajmeve ‘Presheva Jonë’, e themeluar më 28 nëntor 2010, është një medium i pavarur dhe i vetmi shqiptar në Luginën e Preshevës.
  • Bota e Yjeve
  • Intervista
  • Lajme
  • Aktuale
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Teknologji
Na Ndiqni
Facebook Twitter Youtube Instagram
  • Terms of Use
  • Privacy Policy
  • Marketing
© 2026 PreshevaJone. Website by Hostinkos.