Dark Mode Light Mode

Në Krushevac të Serbisë sulmohet autobusi nga Kosova që po shkonte në Vjenë

Autobusi i linjës Prishtinë-Vjenë i kompanisë Bici.com është sulmuar për të dytën herë nga persona të panjohur në Kryshefc të Serbisë.

Lajmi e ka konfirmuar vetë pronari i kësaj kompanie Behxhet Bici, i cili ka bërë thirrje të hetohen këto raste sepse siç ka thënë ai mund të jenë më qëllime të caktuara.

“Sulmi ka ndodhur në Krushefc rreth orës 10:00, nga disa persona të cilët kanë hedhur një shishe  e cila dyshohet se ka qenë e mbushur me gëlqere”, ka thënë Bici.

Advertisement

Ai ka shpjeguar se pak para sulmit një veturë e ka shoqëruar autobusin, ku pak minua pas disa persona të cilët ishin saj rrugës kanë sulmuar, duke i dëmtuar gjithë pjesën e përparme të gjamit.

“Autobusi tani është ndalur në vendin ku është sulmuar, sepse lëvizja në atë gjendje ka qenë e pa mundur për këtë arsye kemi dërguar një autobus tjetër i cili është rrugës për ti marrë udhëtarët për ti dërguar në destinacionon e tyre”, ka thënë ai.

Bisi ka pohuar se tani kanë njoftuar policisë serbe për incidentin dhe se kanë premtuar se do të nxjerrin nesër raporton për këtë rast.

“Një sulm i ngjashëm na ka ndodhur me datën 10 të këtij muaji në vendin e njëjtë ku është dëmtuar një xhamë anësor, por pasi dëmi ishte i vogël dhe nuk kishte të lënduar nuk jemi ndalur fare”, ka treguar Bici.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four − two =

Previous Post

Gazeta zvicerane: Nuk ka të ardhme në Serbi, po ikin të gjithë, bile edhe “pedarat”

Next Post

Pse ambasadorka e Hashimit, Vlora Citaku spo reagon tash ndaj sulmit të autobusit kosovar nga serbët ne Krushevc

Advertisement