Dark Mode Light Mode

Jep dorëheqje kryeshefi i administratës komunale të Bujanocit

Bujanoc, 13 mars – Kryeshefi i administratës komunale të Bujanocit, Ismail Pajaziti, të martën, ka dhënë dorëheqje nga posti të cilin e ka udhëhequr më se shtatë muaj me radhë, me arsyetimin e tij, për shkaqe shëndetësore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Deri në emërtimin e kryeshefit të ri të administratës komunale të Bujanocit, këtë administratë si ushtrues detyre do ta udhëheq Fadil Haliti, i cili aktualisht ka qenë kryeshef i urbanizmit. Do theksuar se Ismail Pajaziti mori detyrën si kryeshef i administratës komunale të Bujanocit, më 29 qershor të vitit të kaluar./ Metali Krasniqi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + twelve =

Previous Post

​Rashica bën shqiponjën në intervistën për televizionin e madh 

Next Post

Barcelona nis fshehtas bisedimet me skuadrën italiane për sulmuesin në superformë 

Advertisement