Dark Mode Light Mode

Historike, presidenti shqiptar Nishani në Bujanoc: Ju bëni krenar çdo shqiptar!

Bujanoc, 7 mars  -Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve, Jonuz Musliu, ka deklaruar të martën në Bujanovc se vizita e sotme e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në këtë qytet ishte historike dhe se është fakt se presidenti respekton Kushtetutën e vendit të tij, e cila e obligon që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Musliu në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin Nishani tha se vizita është sinjal se në të ardhmen problemet e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të zgjidhen me angazhimet e përbashkëta të qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndryshe, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani porositi sot në Bujanoc se marrëdhëniet e Serbisë dhe Shqipërisë janë gjithnjë e më të mira dhe se Tirana do të vazhdoj të ndërtojë raporte të mira me Beogradin.

Advertisement

Nishani ndodhet për vizitë njëditore në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + six =

Previous Post

Presheva e "konverton" Nishanin nga shqiptari i lirë në shqiptar të okupuar për 12 orë. I vejnë plisin e bardhë!

Next Post

Presidenti Nishani takon liderët Medvegjës. Ju premton përkahje. Mesazhi: Mos e leshoni vendlindjen e të parëve

Advertisement