Dark Mode Light Mode

OKB: Zgjidhja me dy shtete e konfliktit izraelito-palestinez s’ka alternativë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mos braktisë idenë e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, duke thënë se ajo “nuk ka alternativë”.

Advertisement

Deklarata vjen pasi Trump doli kundër politikës amerikane, të ndjekur me dekada, dhe tha se do të mbështesë çdo formulë që çon në paqe.

Palestinezët kanë reaguar me alarm ndaj mundësisë që SHBA-ja të ndalojë mbështetjen për shtetin palestinez.

Rrethi i fundit i bisedimeve për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve është ndërprerë në vitin 2014.

Duke folur përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të mërkurën në Uashington, Trump premtoi “marrëveshje të shkëlqyer të paqes”.

Por, ai tha se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise.

Pas këtyre deklaratave, Guterres i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë gjithçka të mundur për të arritur zgjidhje me dy shtete

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen + 15 =

Previous Post

Presheva uron qytetarëve të Kosovës dhe Luginës përvjetorin e pamvarësisë

Next Post

Rama për 17 Shkurt uron kthimin e Haradinajt në Kosovë

Advertisement