Dark Mode Light Mode

Edhe një tjetër “shqiponjë” shfaqet në ushtrinë greke [foto]

Disa ditë pasi në media doli një fotografi e një grupi ushtarësh shqiptarë në ushtrinë e Greqisë, që me duar kishin bërë simbolin e shqiponjës, dhe e cila ngjalli reagime të ashpra si nga publiku grek, ashtu edhe nga politika atje, është shfaqur edhe një foto tjetër.

Në foton e re, të publikuar nga mediat greke, shihet një ushtar me uniformë të ushtrisë greke, që dyshohet të jetë shqiptar dhe me duar, sikurse dhe shokët e tij, bën simbolin e shqiponjës, transmeton Koha.net.

Mediat në Greqi, këtë rast e kanë quajtur “një incident të ri të nacionalizmit shqiptar në forcat e armatosura greke”.

Advertisement

Incidenti, sipas “Themanews”, raportohet të ketë ndodhur në njësitin e Forcave Helene në Qipro (ELDYK) dhe foton ushtari e ka postuar në mediat sociale.

Sipas këtij mediumi, incidenti i parë ka nxitur nisjen e hetimeve ndaj rastit si dhe është kërkuar dënim deri në 5 vjet burgim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 4 =

Previous Post

Bunjaku ka lajm fantastik për futbollistët e Kosovës

Next Post

Zbulohet skandali i Real Madridit me gjyqtarët. Ja skema si kanë vjedhur rezultatet…

Advertisement