Dark Mode Light Mode
Prezantohet Ferrari, i shëmtuar, por i shpejtë
Britanikët kanë arritur në Tiranë,po kërkojnë talente
Njeriu më i "lodhur" në botë

Britanikët kanë arritur në Tiranë,po kërkojnë talente

Ka mbërritur në Tiranë një akademi futbolli britanike, e cila do të zhvillojë për tre ditë radhazi duke filluar nga dita e premte një aktivitet për zbulimin e talenteve të futbollit në vendin tonë.

Kjo akademi me zbulues talentesh nga Totenhemi, Arsenali, Celsi, Uest Hemi e disa skuadrave të tjera londineze do të shohë mundësinë e rekrutimit të fëmijëve drejt Premier Ligës angleze.

Beilei Internejshënëll Futboll Akademi me qendrën në disa vende ka ndërmend të stacionohet edhe në Tiranë për t’i dhënë mundësinë fëmijëve shqiptarë të shprehin talentin e tyre.

Advertisement

Bëhet fjalë për disa grupmosha fëmijësh duke filluar nga ajo 8-vjeçare deri nën 20 vjeç. Ky është hapi i parë i ndërmarrë nga kjo akademi që sipas drejtuesve ka arritur të rekrutojë disa fëmijë drejt klubeve të mëdha anglezë si Celsi, Totenham dhe Kuins Park Rejnxhërs.

Nga dita e premte në orën 9 të mëngjesit deri ditën e dielë të gjithë pjesëtarët e akademisë, nga drejtuesit e deri tek trajnerët që do të bëjnë seleksionimin do të jenë në fushat e Ali Demit për të parë fëmijët shqiptarë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × one =

Previous Post

Prezantohet Ferrari, i shëmtuar, por i shpejtë

Next Post

Njeriu më i "lodhur" në botë

Advertisement