Dark Mode Light Mode

GJENEVË – Ekonomia dhe BE-ja në qendër të diskutimeve për Qipron

GJENEVË, 10 janar /ATSH –Drejtuesit qipriotë, grek dhe turq, rifilluan sot në Gjenevë negociatat e tyre të vështira për ribashkimin e ishullit të mesdheut, ndarë që prej më shumë se 40 vitesh, ku do të përqendrohen në çështjet ekonomike, marrëdhëniet me BE dhe qeverisjen e shtetit të arsdhshëm.

Dy delegacionet drejtuar nga presidenti qipriot grek, Nikos Anastasiadhis dhe drejtuesit qipriot turk, Mustafa Akinci u takuan në Selinë e Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë.

Duke folur shkurtimisht për gazetarët qipriot grekë, Anastasiadhis deklaroi se bisedimet e nisura dje ishin kontruktive dhe se po zhvilloheshin në një klimë të qetë.

Advertisement

“Por nuk kemi arritur ende në një nivel të mjaftueshëm për një marrëveshje”, shtoi ai, cituar nga agjencia zvicerane e lajmeve ATS.

Në qendër të këtyre bisedimeve do të jenë çështjet ekonomike, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe qeverisja e shtetit të ardhshëm federal./ /ec/  a.jor

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × two =

Previous Post

Presidenti Nishani pritje me gazetarët vendore dhe nga Presheva: Mediat janë pushtet, përgjegjësi dhe vlerësim

Next Post

Fjalimi i lamtumirës së presidentit amerikan Barak Obama, që përloti të gjithë

Advertisement