Dark Mode Light Mode
NONA e kall si Crazy Girl ne Tirane
Gjuriç nga Mitrovica, sot ka vizituar Medvegjën. Shqiptaret e bojkotojnë. Medvegja normalisht e ka pritur Edita Tahirin
Miratohet Buxheti i Medvegjës falë PD së Arifit. PVD leshoi mbledhjen per shkak refuzimit nga pala serbe te projekteve për shqiptarët

Gjuriç nga Mitrovica, sot ka vizituar Medvegjën. Shqiptaret e bojkotojnë. Medvegja normalisht e ka pritur Edita Tahirin

Medvegjë, 23 dhejtor -Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç javën e fundit ka nisur një turne ne disa mjedise te Kosovës dhe Kosovës Lindore. Gjuriç nga Mitorvica sot ka qëndruar ne Medvegjë. Në fokus i kishte punen e Qeverisë serbe për rimëkëmbjen e Lugines se Preshevës apo siç u shpreh ai “si Mitrovica edhe Medvegja konsiderohet si Serbi Jugore”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Autoritetet shqiptare ne Medvegjë, bojkotojnë Marko Gjuricin. Thonë se ai ska ardhur për hajr. ja ndienin zërin…

Marko Gjuriq, ne komunën e Medvegjes është pritur vetëm nga serbët sepse kjo komune e cila dikur udhëhiqej nga një pushtet multietnike, pas tërheqjes se autoriteteve shqiptare nga pushteti lokal, me arsyetimin të politikave diskriminuese te ”regjimit” serbe nga Beogradi te instaluar ne Medvegjë.

Advertisement

Gjuriq fillimisht  tha sot në komunën e Medvegjës se “këtu kam ardhur vetëm për të biseduar me përfaqësuesit e këtyre komunave, kryesisht në zhvillimin e komunës dhe sot nuk ishin në qendër të marrëdhënieve ndëretnike..”

Ndryshe, liderët dhe përfaqësuesit e shqiptareve ne Medevegje te cilët kanë bojkotuar Marko Gjuriqin, kane pohuar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se  “normalisht ne ka kohe qe presim  per nje vizitë kolegun e Gjuriqit,  Edita Tahirin e jo atë,  i cili ashtu kështu ska lidhje me këtë rajon. Ai s’ka ardhur për hajr. ja ndienin zërin… ”

Mesohet se Gjuriq gjate qëndrimit në komunën e Medvegjës ka njoftoi se “nga qeveria serbe do të kërkojë të krijojë një klimë politike që do të mundësojë njerëzit për të jetuar mirë, për të përfituar nga mundësitë që nuk janë përdorur në mënyrë të mjaftueshme, si për shembull lidhur me komunat në Kosovë..”

“Nuk ka rimëkëmbje e qytetit në jug të Serbisë, ne ketë rast të Medvegjës, i cili  ka një rëndësi strategjike, së bashku me komunat e tjera në jug të Serbisë..”  Tha Gjuric, pas takimit me nikoqirin Nebojsha Arsic, kryetari i komunës së Medvegjës

Sipas tij, Zyra për Kosovën, si pjesë e qeverisë, fjalë për komunat serbe në Kosovë dhe ofroi bashkëpunimin e tij dhe përfaqësuesit e komunës së Medvegjës, sepse ai e di se çfarë është rëndësia jetike dhe strategjike të këtyre komunave për popullin serb në këtë fushë..

Kryetari i Komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq ka thënë se çdo vizitë e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë komuna e tij do të thotë shumë duke pasur parasysh, tha ai, dhe moszhvillimi i komunës dhe vendndodhjen e saj gjeografike

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 − two =

Previous Post

NONA e kall si Crazy Girl ne Tirane

Next Post

Miratohet Buxheti i Medvegjës falë PD së Arifit. PVD leshoi mbledhjen per shkak refuzimit nga pala serbe te projekteve për shqiptarët

Advertisement