Bruksel, 23 dhjetor -Kosova vërtetë pranoi me 15 dhjetor kodin telefonik +383, por jo nga Unoni Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Për të mbrojtur fjalët apo premtimet vetë Edita Tahiri vazhdon të thotë se prefiksi 383 është i Kosovës dhe ju paska dhënë nga ITU, derisa këta të fundit përmes “Presheva jonë” kanë demantuar Prishtinën duke pohuar se “Ne nga ITU, nuk i kemi dhënë Kosovës kodin 383. Pyetni Tahirin dhe Gjuriçin se ku e kanë gjetë…”
Dhe, që nga 15 dhjetori deri sot kanë vazhduar reagime, deklarata, replika të njëpasnjëshme rreth këtij kodi. Por duket se këtij debati, dilemave i jep fund gazeta prestigjioze “Le Monde” e cila shpjegon shumë qartë se kodi për të cilën flet Edita Tahiri se është i Kosovës apo i Serbisë.
