Dark Mode Light Mode

Jennifer Aniston refuzon Brad Pitt

brad

Hakmarrja është një pjatë që shijohet e ftohtë. E di mirë Jnneifer Aniston, e cila para pak vitesh është lënë nga Brad Pitt për Angelina Jolie.

 

Advertisement

Tashmë që 48-vjeçarja është më në fund e lumtur (është martuar me aktorin Justin Theroux), sipas tabloidëve anglezë, Brad është ribërë i gjallë dhe e ka ftuar për darkë në Londër. Por përgjigja, gjithnjë në mënyrë të sjellshme, ka qenë “jo, faleminderit”.

 

Aktori hollivudian e ka përjetuar keq ndarjen me bukuroshen Jolie dhe ndoshta kërkonte të gjente pak ‘mbështetje’ nga ish-i i saj Aniston, e cila dikur e vuajti shumë tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj.

 

Në Londër, për të prezantuar filmin e ri “Allied” (Një dashuri në hije), Pitt kërkonte të përfitonte nga rastësia, duke parë që në kryeqytetin britanik gjendej edhe Jennifer, ndaj dhe e ka ftuar të dalin. Por sipas miqve të aktores, pas një telefonate të shpejtë shumë formale, Aniston ka refuzuar ftesën.

 

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =

Previous Post

Kryeprokurori i gjykates së Hagës Brammertz në KS te OKB: Serbia në shkelje të detyrimeve të saja ligjore?!

Next Post

Rita e ka perzemer BE-ne

Advertisement