Dark Mode Light Mode

Sondazhet: Clinton avancon..rimerr përparësinë ndaj Trump

cllii“Lufta” vazhdon mes Hillary Clinton dhe Donald Trump per Shtëpine e Bardhë 

 

Demokratja Hillary Clinton dhe Republikanin Donald Trump, kanë vazhduar të sulmojnë karakteret e njeri tjetrit, gjashtë ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa sondazhet nga Reuters tregojnë që Clinton sërish është në përparësi ndaj Trump, që nga rënia të cilën e pësoi gjatë javës së kaluar.

Advertisement

Disa sondazhe kombëtarë kanë treguar ngushtimin e udhëheqjen së Clinton ndaj Trump, që kur janë rihapur hetimet ndaj Hillary Clinton, për përdorimin e e-mail privat të saj gjatë kohës sa kishte shërbyer si sekretare e shtetit.

Megjithatë, sondazhet ditore të publikuara ditën e mërkurë kanë treguar ngritjen e Clinton për 6%, kështu duke fituar përparësinë e njëjtë që kishte ndaj Trump, para deklaratës së FBI-së në lidhje me e-mail të saj.

Shenjat për ngushtimin e garës kanë tronditur tregjet financiare, përderisa investitorët kanë filluar të marrin parasysh mundësinë e fitores së biznesmenit nga New York me 8 nëntor.

Investitorët janë shqetësuar për shkak të pasigurisë së qëndrimeve të Trump duke përfshirë çështjet e politikave ndërkombëtare, marrëdhënieve tregtare dhe imigrantëve

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 1 =

Previous Post

HORROR NË PRESHEVË nje emigrantë nga Afganistani u përpoq ta fur me shall nje grua

Next Post

Minatorë të Trepçës i ankohen kryetarit të VV-së në lidhje me ligjin

Advertisement