Dark Mode Light Mode

Një delegacion nga Presheva i troket n’derë presidentit Thaçi: Ku janë librat, diplomat për Shqiptarët e Luginës?

nefffsdd11Prishtinë, 2 nentor  -Presidenti i Republikës së Kosovës ka pritur një delegacion nga Lugina e Preshevës, të prirë nga Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së dhe Ardita Sinanit, kryetare e Kuvendit te Kosovës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Në takim me presidentin Thaçi delegacioni nga Bujanoci dhe Presheva kanë biseduar kryesisht për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Luginën e Preshevës. Si zakonisht Thaci edhe kesja radhe premtoi fonde për zhvillim ekonomik në Luginën e Preshevës..

 

Advertisement

Presheva kërkon nga Prishtina që edhe Lugina si Veriu, të inkuadrohet në dialogun e Brukselit

fotootttFillimisht mysafirët nga Presheva kanë njoftuar presidentin Thaçi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga regjimi serb. Ky diskriminim sipas delegacionit nga Presheva dhe Bujanoci, vërehet nga gjitha sferat e jetës në Luginë duke filluar nga ngecja e zhvillimit rajonal, papunësia, eskodi, mungesa e teksteve shkollore, njohja e diplomave…

Prandaj, Kamberi dhe Sinani nga kryetari nga Kosova kanë deklaruar që qeveria të bëjë me shumë për Luginën e Preshevës se t’ua realizoj ato rezoluta dhe premtime për Luginën.

“Ne, nga Qeveria e Kosovës kërkojmë jo më shumë se atë çfarë po bënë qeveria e Beogradit për serbët e Kosovës”, ka pohuar delegacioni nga Presheva sot në Prishtinë.

Kurse, presidenti Thaçi ka shprehur shqetësime për situatën e krijuar viteve të fundit në Luginën e Preshevës qe sipas tij “Beogradi duhet të heqë dore nga politika diskriminuese nëse mendon për fqinjësi të mirë mes dy shteteve. Beogradi duhet të marrë mësim nga ish-regjimi i Millosheviçit i cili nuk ia doli me politikën represive ndaj shqiptarëve. Me politika diskriminuese ndaj joserbëve, në këtë rast ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të garantuar nga Këshilli i Evropës dhe konventat ndërkombëtare nuk mund të shkohet në BE”, ka paralajmëruar Thaçi Beogradin nga Prishtina nga takimi i sotëm me përfaqësuesit e Luginës.

Po ashtu Thaçi ka premtuar delegacion nga Presheva qe qeveria e Kosovës do të vazhdojë dhe intensifikojë bashkëpunimin dhe mbështetjen në të gjitha format për shqiptarët e etnik në Luginën e Preshevës.

Njëherësh, siç mëson “Presheva jonë”  delegacioni nga Presheva nga ky takim me presidentin Thaçi, kërkoi nga Prishtina që edhe Lugina si veriu, të inkuadrohet në dialogun e Brukselit.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 17 =

Previous Post

Top Channel (s') gaboi për Vucicin, që e bëri kryeministër kosovar, nëse ADN dëshmon se ai është nip Kosove

Next Post

Rast i rrallë: Shqiptarja diplomon në moshën 61-vjeçare

Advertisement