Dark Mode Light Mode

Mirush Kabashi me “Apologjia e vërtetë e Sokratit” në Gjenevë

mirushgen2tetMonodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis, është më e njohura e aktorit të shquar shqiptar, Mirush Kabashi, qe më datë 8 tetor do të jepet në Gjenevë. Monodrama do të luhet në gjuhën shqipe, por me përkthim frëngjisht. Kabashi, me këtë shfaqje ka qenë mysafir në shumë skena botërore dhe kudo e ka prezantuar me sukses teatrin shqiptar.

Shfaqjen e mundëson komuniteti shqiptar i Gjenevës.

Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë, një galeri ku “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” dhe madje në fund të njërës prej shfaqjeve të shumta të kësaj pjese dramatike ai u dekorua nga presidenti i Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − two =

Previous Post

"Kandidati" i "Presheva Jonë" fitoi: Guterres sekretar i ri i OKB-së

Next Post

António Guterres to be next UN secretary general

Advertisement