Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” para Kishës Ortodokse kanë filluar një aksion simbolik për të kundërshtuar funksionalizimin e Kishës Ortodokse që gjendet në oborrin e UP-së.
Para se të arrijnë studentët në oborr të kishës, dy qytetarë të moshuar prezantuan disa foto që kanë rënë që nga periudha e vitit 1981 deri më 19 99. Ata pohuan se këtu nuk duhet të ketë as kishë e as xhami.
Edhe studentët, numri i së cilëve ka qenë i vogël, kanë prezantuar një pankartë të madhe ku janë paraqitur masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve në luftën e fundit.
Në pankartë shkruan: “Kërkojmë qe objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në kampusin universitar të shndërrohet dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që ka kryer Serbia në Kosovë”.
Para kishës janë barrikaduar Policia e Kosovës.