Dark Mode Light Mode

Takimi i çiftit Obama me kryeministrin Mustafa

isaaMe anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka shkruar se Kosova është përjetësisht falënderuese nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës. Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen!”, ka shkruar Kryeministri Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Nju Jork, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për liderët botërorë që ndodhen në Nju Jork, me rastin e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Advertisement

Mustafa u prit nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, të cilët i falënderoi përzemërsisht për përkrahjen që SHBA-të po japin në vazhdimësi për Kosovën.

View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =

Previous Post

Kryeministri Kosoves Isa Mustafa takim me shefin e OKB-së Ban Ki-Moon

Next Post

Preshevë, BIA dhe xhandarmeria serbe arreston 16 persona

Advertisement